×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nuk e mori kurrë në krahë, nëna humb jetën nga koronavirusi vetëm 6 ditë pas lindjes

    FrontOnline
    10 Maj 2020

    Fozia Hanif, 29 vjeç, e pa djalin, Ayaan, vetëm përmes një fotografie, por kurrë nuk pati mundësinë ta merrte në krahë, pasi testoi pozitive për Covid-19.

    Ajo u fut me urgjencë në kujdes intensiv pas lindjes dhe për fat të keq vdiq në spitalin Birmingham Heartlands, vetëm gjashtë ditë më vonë.

    Bashkëshorti i saj, Wajid Ali, tha për ITV News: “Ajo ishte me të vërtetë e lumtur, sidomos kur mori foton e djalit që infermierët printuan për të.

    “Ajo po e mbante foton dhe tha: ‘ Shiko, është foshnja jonë! Ne do të kthehemi së shpejti në shtëpi’… kjo është hera e fundit që unë fola me të.”- tha ai.

    Ata humbën një vajzë vitin e kaluar dhe bashkëshorti tha: “Tani ato janë bashkë”.

    Fozia, e cila punoi në Gjykatën e Magjistraturës Birmingham, pati ethe në mars dhe stafi i spitalit e mbajti për ta testuar pas një kontrolli rutinë të shtatzënisë.

    Ajo testi pozitive, por për shkak të simptomave të buta, ato e kthyen në shtëpi. “Pas katër ditësh ajo kishte vështirësi në frymëmarrje dhe ne telefonuam ambulancën.”- kujtoi bashkëshorti.

    “Ishte një përvojë e dhimbshme kur hymë në spital. Ata thanë se do të fiknin makinën dhe ventilatorët, por unë u thashë: ‘Jo, mos e fikni derisa t’ia dalë. Ajo është një luftëtare, ajo mund t’ia dalë.’ Por kur pamë gjendjen e saj, filluam të luteshim.”- përfundoi ai.

    Ajo ishte në gjendje kome kur familja i dha lamtumirën. Djali, Ayaan, vazhdon të jetë në spital edhe pas testimit negativ për Covid-19.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.