×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kërkohet hetim për numrin e madh të zezakëve dhe aziatikëve të vdekur nga virusi në Britani

    FrontOnline
    10 Maj 2020

    Ndikimi joproporcional që ka pasur koronavirusi te zezakët dhe pakicat etnike në Britani të Madhe duhet të hetohet, i kanë thënë kryeministrit britanik përmes një letre disa figura nga fusha të ndryshme të jetës.

    Nga kryeministri Boris Johnson u kërkua që të fillojë një hetim i pavarur publik për atë se si dhe pse shkalla e vdekshmërisë dallon aq shumë në bazë të përkatësisë etnike.

    Sipas analizës së Zyrës Kombëtare të Statistikave, zezakët ishin katër herë më të rrezikuar nga vdekja prej koronavirusit sesa njerëzit e bardhë, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

    Njerëzit me prejardhje nga Bangladeshi, Pakistani dhe India dhe personat me etni të përzier gjithashtu janë në rrezik më të lartë nga vdekja, në bazë të analizave të kësaj zyre.

    Letra dërguar kryeministrit u nënshkrua nga më shumë se 50 figura nga fusha e mjekësisë, sindikatave dhe udhëheqësve kishtarë. Ajo u nënshkrua edhe nga kryetarët e qyteteve Neëham dhe Bristol.

    Në letër thuhet se planet reaguese të qeverisë qendrore dhe qeverive lokale si dhe ndikimi i tyre te komunitetet pakicë duhet të hetohen.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.