×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Britani, kush hyn në vend, 14 ditë karantinë

    FrontOnline
    10 Maj 2020

    Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Britani do të karantinohen për dy javë për të parandaluar një valë të dytë të infeksioneve me koronavirus. Një masë e tillë duket se do të jetë pjesë e planit të Boris Johnson për hapjen e vendit, të cilin do ta njoftojë në fundjavë.

    Kryeministri pritet të thotë se pasagjerët, përfshirë britanikët që mbërrijnë në porte dhe aeroporte të Mbretërisë së Bashkuar nga të gjitha vendet, përveç Irlandës, duhet të vetëizolohen për 14 ditë, sipas The Times.

    Udhëtarët do të plotësojnë një formular dixhital me detaje se ku synojnë ta realizojne vetëizolimin. Autoritetet do të kryejnë kontrolle në vend dhe ata që zbulohen se shkelin rregullat do të përballen me gjoba deri në 1.000 paundë ose dëbim. Masat pritet të hyjnë në fuqi në qershor dhe do të ndihmojnë në zvogëlimin e ‘transmetimit të virusit ndërsa kalojmë në fazën tjetër të përgjigjes sonë’, i tha një burim qeveritar gazetës së njohur.

    Johnson do të njoftojë një lehtësim shumë të kufizuar të karantinës nga koronavirusi në Britani duke adoptuar kështu një qasje të kujdesshme, për t`u siguruar se nuk do të ketë një tjetër hov të sëmundjes në vend. Ekzistojnë gjithashtu spekulime se qeveria Johnson do të inkurajojë kompanitë të furnizojnë personelin që u kërkohet të kthehen në punë me maska për fytyrën dhe mjete të tjera mbrojtëse.

    Një ministër i kabinetit i tha The Daily Telegraph ‘kjo ka të bëjë me sigurinë e njerëzve për t’u rikthyer në punë’, mes frikës në rritje se Britania përballet me recesionin më të madh ekonomik në 300 vjet. Mbretëria e Bashkuar numëron deri tani mbi 31.000 vdekje nga Covid-19 dhe 211.000 infektime.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.