×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Epidemiologu suedez: Coronavirusi përhapet si zjarr, pavarësisht se çfarë bëni të gjithë do ta keni atë

    FrontOnline
    09 Maj 2020

    Javët e fundit, mbase si asnjëherë më parë, gazetarë, specialistë dhe politikanë nga vende të ndryshme të botës janë ndalur të analizojnë dhe debatojnë atë që tashmë quhet “çështja suedeze”.

    Vendi i vogël nordik ka ndërmarrë një seri masash krejt të ndryshme nga vendet e tjera përballë pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, ndërsa ekspertët e saj sigurojnë që “pavarësisht se çfarë bëni ju, të gjithë do të infektoheni nga coronavirusi”.

    Qeveria e Suedisë ka pasur një “mbyllje të butë” të bazuar në thelb, mbi besimin që ekziston midis popullatës dhe midis saj dhe qeverisë dhe institucioneve të saj. Pra, vetëm disa ngjarje janë ndaluar, kryesisht mbledhjet të më shumë se 50 personave dhe megjithëse universitetet janë të mbyllura, kopshtet dhe shkollat ​​e fëmijëve po vazhdojnë ende të punojnë.

    Restorantet dhe baret gjithashtu nuk janë të mbyllura, megjithëse distanca ndërmjet tavolinave respektohet.

    Epidemiologu suedez, Johan Giesecke, e ka mbrojtur strategjinë e vendit të tij për coronavirusin, duke thënë se masat e izolimit që janë marrë nga shtetet e tjera thjesht janë duke e vonuar rritjen e pashmangshme të infektimeve dhe vdekjeve dhe jo duke e parandaluar atë.

    Ai tha se përpjekjet për ta ndaluar përhapjen e sëmundjes janë të kota, sepse gjasat janë që të gjithë njerëzit të jenë të ekspozuar ndaj saj para se të gjendjet një trajtim.

    Suedia deri më tani i ka regjistruar 25,265 raste të infektimeve dhe 3,175 viktima. 

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.