×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Bislimi për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani: Gjërat do të dalin në dritë, Vitia s’ka fije përgjegjësie

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka thënë në Interaktiv të KTV-së se duhet pritur raportin zyrtar rreth vdekjes tragjike të 26-vjeçarit në karantinë.

    “I kam të gjitha informatat se çfarë ka ndodhur, si është aranzhuar ardhja e tij jashtë rendit, kush e ka aranzhuar ardhjen e tij, çfarë dokumente ka paraqitur në ambasadë e çfarë në Kosovë. E në momentin e duhur, gjërat do të dalin në dritë. E njerëzit do të skuqen për atë se çfarë kanë deklaruar. Në tërë këtë zinxhir ngjarjeje, i vetmi person që s’ka fije përgjegjësie është Arben Vitia”, ka thënë ai.Ai ka folur edhe rreth vendimit të mundshëm të Kushtetueses.

    “Nëse Kushtetuesja nuk vendos në frymën e Kushtetutës, krijohet një precedent të rrezikshëm. Kjo nënkupton hapje të pazarit me deputetë. Nëse ka vendim që Qeveria nuk mund të krijohet pa fitues, si ishte fryma e vendimit më 2014, atëherë eliminohen stimujt për ta bërë deputetin objekt të pazareve”, ka thënë ai.

    I pyetur rreth kritikave të opozitës për “afrimin e Qeverisë Kurti me Serbinë”, Bislimi ka thënë se “veç PDK-ja nuk ka kurrfarë aduti për të folur rreth kësaj çështjeve”.“Nuk e di pse është problem testet nga Serbia. Janë 1.000 teste që shkojnë rreth 30.000 euro, të cilat mund të vendosen në sirtar. Në anën tjetër janë 500.000 euro që i kanë shkuar Luginës së Preshevës, kështu që këto dy gjëra nuk mund të vendosen në peshore”, ka thënë Bislimi.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.