×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Nëse shkojmë tash në zgjedhje, VV’ja fiton 59 vende në Kuvend

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, sipas sondazheve të fundit, nëse vendi shkon tash në zgjedhje, do të fitonte 59 ulëse në Kuvend të Kosovës.

    Madje kjo, sipas Bislimit, pa llogaritur fare votat e diasporës, për të cilat thotë se do ta rrisnin edhe më shumë fuqinë e VV-së.

    Duke komentuar dërgimin e dekretit të presidentit për Avdullah Hotin kryeministër në Gjykatën Kushtetuese, ai ka thënë se “Gjykata nuk do të lejojë që të ketë Qeveri kundër vullnetit të qytetarëve, sepse vendoset precedent shumë i rrezikshëm”.

    “Pas votimit të suksesshëm të mocionit, presidenti s’ka opsione tjera pos ta çojë vendin në zgjedhje. Për momentin është e pamundur, por masat kanë nisur të relaksohen e së shpejti mund të ketë normalizim e zgjedhjet mund të mbahen. I takon presidentit të caktojë datën e zgjedhjeve. 14 qershori do të ishte perfekt sepse lidhet me datën e përvjetorit të Vetëvendosjes. S’di a është herët apo jo, varet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Kemi eksperienca shumë optimiste sa i përket rasteve. Por duhet të kemi kujdes t’i shmangemi valës së dytë. Ne nuk besojmë se jemi rritur, jemi të sigurt. Çdo subjekt bën sondazhe dhe i kanë rezultatet. Zhurma e madhe, sulmet frontale ndaj çdo vendimi të mirë të Qeverisë e ka burimin në këto sondazhe, dhe mendoj se subjektet tjera kanë nisur rrugë të gabuar dhe vetëm po e forcojnë VV-në. Sondazhi i fundit, kur pastrohet, na del me 59 deputetë, por pa përfshirë diasporën, me të edhe më shumë. Duket e pamundur, por një pjesë të kontributit e kanë dhënë partitë tjera me qasjen e tyre në muajt e fundit, por pjesa më e madhe i atribuohet mënyrës si kemi qeverisur sepse pas 20 vjetësh qytetarët e kanë parë se mund të qeveriste drejtë. Sondazhet që i bëjmë tregojnë disponimin në moment”, ka thënë Bislimi në Interaktiv.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.