
Kryetari i Odës Ekonomike te Kosovës Berat Rukiqi përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për gjobitjen e 14 kompanive të naftës pikërisht në kohen kur vendi po ballafaqohet me pandeminë COVID-19
Ja statusi i tij i plotë
Pa paragjykuar drejtësinë, ky vendim ne ketë kohe është goditje për kompanitë. I kam pare edhe faktet dhe e them me plot bindje, nuk ka asnjë fakt bindes për gjobat marramendëse qe janë shqiptuar për kompanitë ne fjale. Se paku do te duhej me prit deri ne përfundim te pandemisë. Ky vendim, ne kohe pandemie, e cenon rende mundësinë qe kompanitë ne fjale te mbrohen brenda mekanizmave te sundimit te ligjit.