×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Komuna e Deçanit anulon blerjen e dezinfektuesëve të shtrenjtë

    FrontOnline
    14 Prill 2020

    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se ka stopuar blerjen e dezinfektuesve të shtrenjtë. Në kontratën e nënshkruar thuhet se dezinfektuesit 50ml i ka kushtuar Komunës së Deçanit 4 euro, raporton “Front Online”.

    Por, sipas Ramosajt, në kontratën për furnizime me materiale emergjente të natyrës sanitare tek artikulli i dezinfektuesit kishte gabim teknik. Ai thotë se nuk është blerë dezinfektuesi 50ml, por 500ml.

    “Shtabi emergjent kërkesën për furnizim të dt.10.04.2020, me nr. Protokolli 8232, këtë artikull nuk e ka kërkuar për furnizim nga operatori ekonomik, pasi që e ka vërejtur gabimin teknik. Njëkohësisht Kryetari i Komunës nxjerr vendim që ky artikull të mos blihet deri sa të përmirësohet ky gabim teknik”, thuhet në njoftimin e Komunës së të Deçanit.

    Përndryshe, portali “Front Online” ka shkruar se një dezinfektues për duar 50 mililitërsh Komuna e Deçanit, përmes një procesi të Prokurimit, e ka blerë për 4 euro, deri sa çmimi më pakicë i një dezinfektuesi 500 mililitër, apo edhe 9 herë më madh, është rreth 4 euro.

    Komuna e Deçanit një dezinfektues 50 mililitër për duar e blen 4 euro (dokument)

    /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime14 Korrik 2025
    As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë...
    Lajme23 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi përmes një vendimi ka anuluar tenderin për furnizim me ushqim për pacientet e...
    Lajme21 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi, pasi ka zgjedhur Operatorin Ekonomik për furnizim me pije dhe ushqim për pacientet...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Nesër me 17 korrik do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit. Kjo do të jetë përpjekja e 48-të për konstituimit të Kuvendit,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri. Lajmin për FrontOnline,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Është përfshirë nga zjarri një ndërtesë banimi në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Front Online ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Front Online ditë më parë ka njoftuar për qindra tendere të fituara nga kompania Meditech. Sipas hulmtimit të Front Online, kompania farmaceutike"Meditech",...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjedhjet lokale dhe se është pjesë e PDK’së. Lladrovci në...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se zjarri i mbrëmshëm që përfshiu dy depo në zonën industriale të Lipjanit po hetohet si rast...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.