
Kurba e Covid-19 në Spanjë po stabilizohet.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 185 viktima dhe numri total i vdekjeve tashmë ka shkuar në 25,613.
Të hënën më 2 maj në Spanjë filluan lehtësimet për masat kufizuese.
Të rriturit në Spanjë u lejuan sërish të vrapojnë dhe të shëtisin me biçikletë pas pas gati 2 muajsh në izolim. Lehtësimi i masave në këtë vend europian filloi një javë më parë për fëmijët, ndonëse në tërësi lëvizja mbetet e kufizuar.