
Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, pas takimit që kanë pasur sot me përfaqësuesit e dy partive politike në Kosovës, AAK-së dhe Nisma-s, tha se kanë diskutuar për harmonizimin e programit qeverisës, raporton Front Online.
I pyetur se pse nuk po publikohet marrëveshja ndërmjet LDK-së dhe Listës Serbe, Abrashi tha se nuk është ndonjë marrëveshje sekrete dhe se edhe kjo marrëveshje do të bëhet publike.
“Nuk ka ndonjë marrëveshje të veçantë, Lista Serbe ka aq sa i takon me Kushtetutë, marrëveshja do të bëhet publike”, tha Abrashi, raporton Front Online.
https://www.facebook.com/100224887998265/videos/1476193932586507/