×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Britania shënon 358 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë

    FrontOnline
    03 Maj 2020

    Britania e Madhe i ka regjistruar 358 viktima të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar në 28,491 shifrën e përgjithshme të të vdekurve.

    Në Angli u shënuan 327 raste fatale në spitale. Pacientët e vdekur ishin nga mosha 46 deri në 101-vjeçare dhe 17 prej tyre nuk kishin ndonjë sëmundje tjetër.

    Në shifrën e publikuar nuk janë të përfshira vdekjet që kanë ndodhur në shtëpitë e të moshuarve, të cilat do të publikohen më vonë nga Departamenti i Shëndetësisë, shkruan “Daily Mail”.

    Në Uells, për 24 orë vdiqën 14 persona dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 983. Gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 174 raste të reja të infektimeve në shtetin që shtrihet në perëndim të Anglisë.

    Irlanda Veriore, e cila gjithashtu është pjesë e Britanisë së Madhe, i regjistroi 5 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 381.

    Qeveria britanike nuk pritet t’i lehtësojë masat kufizuese deri në fillim të qershorit, kur është paralajmëruar hapja e shkollave fillore për grupmosha të caktuara.

    Britani është ndër vendet më të prekura nga Covid-19 në Evropë, bashkë me Italinë, Spanjën dhe Francën.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.