
Fitim Havolli, infermier në Klinikën Infektive ku është duke u kujdesur per pacientët nga koronavirusi ka thënë se do t’i ftojë të gjithë pacientët e shëruar për kafe.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Havolli ka shkruar se të shëruarit nga coronavirusi janë duke u stigmatizuar nga shoqëria.
“Përshkak të stigmatizimit që po ju bëhët nga rrethi e shoqëria atyre që kaluam me suksese Koronavirusin,unë personalishtë në momentin e parë që të hapen gastronomit,pas masave, do ti ftojë të gjithë ata/ato që ju shërbeva dhe i njoha gjatë kohës kur ishin në korim për një caffe ku të dëshirojnë ata vetë!”, ka shkruar Havolli.
Sipas infermierit Havolli koronavirusi është vetëm një grip sezonal i cili thotë se këtë do ta vërtetojë edhe shkecna.
“Ky virus që po shkon,do e vërtetoj edhe shkenca më vonë që asgjë më shumë as më pakë ska qenë sesa gripet e zakonëshme sezonale ! Sot ,27/7- Shumë shëndet e suksese në familjet tona”, ka shkruar Havolli.
Aktualisht në Kosovë të infektuar me koronavirus janë 813 persona, 298 të shëruar dhe 22 persona kanë vdekur.