×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dhe Risi flasin për COVID-19, një numër i kufizuar i ushtarëve të KFOR-it janë infektuar

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major, Michele Risi u prit sot nga kryeministri në detyrë Albin Kurti për një takim pune me fokus situatën e përgjithshme të sigurisë dhe reagimin ndaj pandemisë COVID-19.

    “Gjenerali Risi ripohoi përkushtimin e pananshëm të KFOR-it për të kontribuuar në sigurinë dhe mbrojtën, si dhe lirinë e lëvizjes së të gjitha komuniteteve në Kosovë. Ai po ashtu konfirmoi se falë masave parandaluese dhe të rrepta të ndërrmarra që nga fillimi në të gjitha bazat dhe objektet, aftësitë dhe kapacitetet e KFOR-it nuk janë minuar nga COVID-19. Një numër i kufizuar i ushtarëve janë infektuar. Ata po trajtohen në objektet mjekësore të KFOR-it ose po shërohen në vendet e tyre të lindjes”, thuhet në njoftimin për media.

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në anën tjetër, e informoi gjeneralin Risi për situatën aktuale me COVID-19 dhe masat e vazhdueshme që Qeveria ka ndërmarrë në parandalimin dhe menaxhimin e përhapjes së virusit corona.

    Kurti dhe gjeneral Risi shprehën kënaqësinë e tyre të ndërsjellë për nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit në mes Institucioneve Shëndetësore në Kosovë, KFOR-in dhe hisedarëve rajonalë, me theks të veçantë në lidhje me shkëmbimin e informacioneve dhe nismave mbështetëse për menaxhimin e përhapjes së virusit corona.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.