
Komuna e Ferizajt aktualisht prinë për nga numri më i madh i të infektuarve me COVID-19.
Në këtë komunë janë gjithsej 98 persona të infektuar, dy prej tyre janë duke marrë trajtim në Klinikën Infektive në QKUK.
Ndërsa sot pritet ritestitimi edhe i 13 personave të tjerë të cilët në testet e fundit kanë rezultuar negativ.
Kështu ka bërë të ditur për “Front Online”, koordinatori lokal në këtë komunë, Bekim Ademi.
“Aktualisht në Klinikën Infektive janë dy persona duke u trajtuar. Gjendja e tyre është stabile. Ndërsa personat tjerë të infektuar janë në vetizolim të cilët janë ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike. Dje i kemi ritestuar 13 persona nga Ferizaj dhe kanë dal negative, mirëpo sot pritet me u bë edhe një ritestim tjetër i tyre”, ka thënë Ademi për “Front Online”.
Në Ferizaj deri më tani kanë ndërruar jetë dy persona.
Numri më i madh i të infektuarve në Ferizaj, Ademi thekson se janë infektuar përmes rasteve të prekura më COVID-19 në kampin Bonstel.
Për rastet e kontaktit të cilët së fundmi kanë rezultuar të infektuar, sipas Ademit, njëri prej tyre ka qenë në vizitë te nëna e tij në Kamenicë, kurse rasti tjetër dyshohet se është infektuar në një market në Ferizaj.
“Njëri prej tyre e ka marrë virusin nga nëna e vet sepse ishte për vizitë te ajo në Kamenicë, ndërsa një tjetër flitet që e ka marrë virusin në një market. Rastet tjera janë persona që e kanë marrë virusin nga të infektuarit e më hershëm që kanë punuar në Bonsteel”, tha Ademi për “Front Online”.
Deri më tani në Kosovës numri total i të infektuarve është 790. Si pasojë e Coronavirusit kanë vdekur 22 persona. /Front Online/