×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Së paku 25 të vdekur nga zjarri në një kantier ndërtimi në Korenë Jugore

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur nga zjarri që shpërtheu në një kantier ndërtimi në Korenë Jugore.

    Të gjitha viktimat ishin punëtorë ndërtimtarie, të cilët ishin duke e ndërtuar një depo në qytetin Icheon, rreth 80 kilometra në juglindje të Seulit, raporton agjencia “Reuters”.

    Një përfaqësues i zjarrfikësve lokalë tha se autoritetet ende janë duke punuar për ta gjetur numrin e saktë të viktimave, transmeton Gazeta Express.

    Sipas vlerësimit fillestar, zyrtarët besojnë se zjarri është nisur nga një shpërthim që ka ndodhur në depo përderisa punëtorët ishin duke bërë instalime me materiale të ndezshme në një kat nëntokësor të depos.

    Ndërtesa ku u përhap zjarri i kishte dy kate mbi tokë dhe dy të tjera në nivel nëntokësor, me një sipërfaqe prej mbi 11 mijë metrave katrorë.

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.