
Zyrtarisht mbi 3 milionë njerëz janë të infektuar me koronavirus në botë.
Sipas World Meters 3,065,176 persona janë të infektuar, 211,631 kanë vdekur si dhe janë shëruar 922,862, njofton Klan Kosova
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave, deri tani atje janë 1,010,507 të infektuar dhe 56,803 të vdekur.
Spania është në vendin e dytë me 229,422 të prekur, 23,521 të vdekur si dhe janë shëruar 120,832 persona.
Italia është në vendin e dytë me të vdekur deri tashi 26,977 teksa janë infektuar 199,414 persona.
Kujtojmë se virusi u përhap nga Wuhan në Kinë, dhjetorin e vitit të kaluar.