×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 100 raste me Coronavirus, Komuna e Ferizajt tregon për gjendjen e të infektuarëve

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Komuna e Ferizajt është njëra ndër Komunat më të prekura nga Coronavirusi në vend, ku numri i përgjithshëm i të prekurve në këtë qytet ka shkuar në 98.

    Bekim Ademi, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë Komunë, ka deklaruar për “Front Online” se pas rasteve të reja me Covid-19, komuna e Ferizajt është duke e bërë listën e kontakteve.

    “ Gjendja është e qetë, pas daljes së rasteve të reja me Covid 19. Tani jemi duke bërë gati listen e kontakteve, pra personat e infektuar me kënd janë takuar, pastaj thirren këta persona dhe fillimisht, vetëizolohen e pastaj Instituti i Shëndetit publik merr mostrat per testim”, tha ai për Front Online.

    Ademi tha se kanë kontaktuar me familjet dhe se shtabi i ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjenike.

    “Jemi në kontakte të vazhdueshme  me këto familje, dhe përcjelljen e gjendjes shëndetësore të tyre. Furnizimet me material shëndetësor momentalisht janë te mira, sepse kemi institucionet shëndetësore që janë furnizuar edhe nga Komuna jone me këto materiale”, potencoi Ademi për Front Online.

    Sipas tij, ndihma drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë kanë filluar të vijnë.

    “Ndihmat nga Ministria kanë filluar  të vijnë, por jo në sasinë e duhur”, përfundoi ai.

    Në Kosovë deri më tani kanë vdekur 22 persona nga Coronavirusi, 763 janë të prekur dhe 166 të shëruar.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.