×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Bislimi i PDK-së: Vitia i Vetëvendosjes hajni në emër të pandemisë, Prokuroria t’i hetoj tenderët

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Partia Demokratike e Kosovës ka denoncuar abuzimet e shumta në ministrinë e Shendetësisë që janë raportuar me fakte nga mediat e shumta.

    Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së kësaj partie, Donjet Bislimi, ka ftuar organet e hetuesisë të hetojnë emrin e Minsitrit të Shëndetësisë, Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Gjeni më poshtë deklaratën e plotë:

    Partia Demokratike e Kosovës e ka thirrur këtë konferencë shtypi për të shprehur alarmin për abuzimet e rënda që po bëhen nga ministri në detyrë Arben Vitia, i qeverisë së shkarkuar të Albin Kurtit.

    Ne i bëjmë thirrje prokurorisë të Republikës që të vihet menjëherë në lëvizje dhe të hapi rast për faktet e rënda korruptive të paraqitura dje nga dokumentari Indoks me titullin ‘Tenderomani në kohë pandemie’

    Sipas të dhënave të nxjerra nga ky emision, gjatë javëve të fundit janë bërë mbi 5 milionë euro blerje me kontrata të negociuara, duke anashkaluar procedurat e rregullta, me justifikimin e situatës emergjente.

    Një ndër kompanitë kryesore që ka përfituar nga këto kontrata të dyshimta është edhe Agani LTD ku ka punuar për një kohë të gjatë vetë ministri Arben Vitia i Vetëvendosjes.

    Si shpjegohet që në kushtet kur Kosova ka 109 kompani me licencë importimi të barnave e pajisjeve shëndetësore, ministri Vitia i Vetëvendosjes ia ka dhënë tenderin pikërisht kompanisë për të cilën ka punuar?

    Si shpjegohet që, vetëm gjatë muajit prill, një kompani e vetme ka marrë 10 kontrata me total prej 2.1 milionë euro në formën e kontratave të negociuara pa garë të hapur?

    Këto pyetje kanë veç një përgjigje..HAJNI!

    Jo vetëm që këto tendera janë dhënë shpejt, fshehtë, pa konkurrencë dhe në mënyrë abuzive, por për produktet e blera janë paguar çmime tepër të fryra.

    Bëhet fjalë për të njëjtin abuzim që Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë edhe në qeverisjen e saj në Prizren.

    Një maskë e thjeshtë e tillë që nëpër dyqane kushton 50 cent, në kontratat e ministrit të Vetëvendosjes është mbi 7 euro.

    Unë si mjek i ri, që tash e sa javë jam i angazhuar si vullnetar në luftën kundër koronavirusit duke shërbyer në pikën e Hanit të Elezit, ndihem tejet i fyer dhe i revoltuar, që pandemia po përdoret për të fshehur një aferë korruptive prej miliona eurosh.

    Ndërkohë që qindëra mjek, infermierë e të tjerë zyrtarë janë duke luftuar në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit. Ndërkohë që gjithë shoqëria është angazhuar kundër pandemisë. Qeveritarët e Vetëvendosjes janë duke bërë korrupsion.

    Sikur mos të mjaftojë vonesa, neglizhenca, mangësia e papërgjegjshmëria me të cilën ministri i shkarkuar i Vetëvendosjes, ka menaxhuar luftën kundër koronavirusit, tanimë po përballemi edhe me evidenca të qarta për korrupsion masiv.

    Këtë qeveritar të Lëvizjes Vetëendosje, Partia Demokratike e Kosovës e ka kapur tashmë , dy herë në flagrancë duke mashtruar në mënyrë të turpshme në një situatë kaq të rëndë të pandemisë.

    Së pari mashtroi për vendimin e strukturave paralele për karantinimin e dy komunave të veriut dhe së dyti për ardhjen e 7000 testeve.

    Ministri i shkarkuar i shëndetësisë, Vitia i Vetëvendosjes nuk do të mbahet mend vetëm për devetë dhe gjunjëzimin ndaj Serbisë, por edhe për afera korruptive milionëshe.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/244975186650614/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.