×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: 21 familje vazhdojnë të jenë të izoluara, në Gjilan edhe më tutje s’ka lehtësim të masave

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për gazetarë, ka thënë se me përfaqësuesit ndër-institucionalë, kanë vlerësuar gjendjen e përballjes me Covid-19 si të qetë dhe stabile, sikur që është konfirmuar se ekipet emergjente dhe të sigurisë janë në gjendje gatishmërie për të vepruar në ruajtjen e shëndetit publik.

    “Nga 52 rastet e testuara mbrëmë nuk e kemi asnjë rezultat pozitiv. Edhe sonte e nesër do të bë​hen teste për të monitoruar gjendjen e përhapjes së Covid-19. Edhe më tutje janë të izoluara 21 familje. Kërkohet disiplinë dhe vetëpërmbajtje e përgjithshme dhe qëndrimi sa më shumë në shtëpi si rruga më e mirë e luftimit dhe eliminimit të kësaj sëmundje ngjitëse. Rastet që tashmë janë të prekura janë nën monitorim dhe luten të gjithë që t’i respektojnë rekomandimet e institutit dhe vendimet e Qeverisë për karantinë”, ka thënë kryetari Haziri.

    Haziri theksoi se edhe më tutje nuk ka lehtësim të masave, por nëse punojmë më shumë së bashku në vetëpërmbajtje, pas kësaj jave nëse lakorja e trajtimit të rasteve është në rënie, atëherë mund të punojmë në planin e krijimit të lehtësirave që nënkupton hapjen e disa operimeve ekonomike.

    Haziri ka thënë se deri në normalizim të gjendjes duhet të rrini në shtëpi, të dëgjoni policin, inspektorin, zyrtarët e emergjencave civile, sepse ata janë të angazhuar për t’u përkujdesur për shëndetin publik

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.