×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH u bën thirrje organeve të Prokurimit Publik të hetojnë shkeljet që bëhen gjatë pandemisë

    FrontOnline
    26 Prill 2020

    Minstria në detyrë e Shëndetësisë në krye me Arben Vitin, nëpërmjet një komunikate u bën thirrje të gjitha organeve mbikëqyrëse të Prokurimit Publik, Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe Policisë së Kosovës-Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike që të hetojnë çdo shkelje të mundshme në procedurat e prokurimit publik ku autoritet kontraktues është Ministria e Shëndetësisë.

    Kjo për shkak të situatës emergjente të shëndetit publik për të reaguar sa më shpejtë për çdo shkelje potenciale.MSh jo vetëm për institucionet e lartpërmendura, por për të gjitha palët e interesuara, përfshirë edhe mediat dhe shoqërinë civile, që të monitorojnë e raportojnë çdo shkelje eventuale, e cila konfirmohet.

    “Përtej kësaj qasje, MSh rikujton se hamendësimet, dyshimet e pabazuara dhe aludimet me qëllime të ulëta përmes emisioneve e deklaratave të ndryshme të individëve nuk përbëjnë fakte, e as nuk janë argumente për të provuar të goditet një institucion, i cili gjatë kësaj kohe, ka mobilizuar të gjitha resurset e veta në menaxhimin korrekt të situatës epidemiologjike dhe ruajtjes së shëndetit të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.Ky është njoftimi i plotë:Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, përmes Ministrit Arben Vitia, u ka bërë thirrje që nga fillimi i pandemisë Covid-19 të gjitha organeve mbikëqyrëse të Prokurimit Publik, Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe Policisë së Kosovës-Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike që të hetojnë çdo shkelje të mundshme në procedurat e prokurimit publik ku autoritet kontraktues është Ministria e Shëndetësisë. Kjo për shkak të situatës emergjente të shëndetit publik dhe për të reaguar sa më shpejtë për çdo shkelje potenciale.

    Që me shpalljen e situatës Emergjente të Shëndetit Publik, përmes një vendimi, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, i ka dhënë të drejtën Ministrisë së Shëndetësisë që, për qëllime të sigurimit sa më të shpejtë të materialeve mbrojtëse për ruajtjen e shëndetit të profesionistëve shëndetësor dhe popullatës nga Covid-19 të zhvillojë procedura të negociuara të prokurimit publik.Përkundër kësaj, MSh ka ftuar në secilën procedurë të zhvilluar të prokurimit publik sa më shumë kompani pjesëmarrëse me qëllim të respektimit të konkurrencës dhe nxjerrjes së çmimeve sa më të favorshme me qëllim të ruajtjes së buxhetit të taksapaguesve kosovarë. Para çdo procedure të zhvilluar, Komisioni për vlerësimin e çmimeve ka dalë në teren për verifikimin e tyre vetëm që mos të krijohen mundësi potenciale të fryrjes artificiale të çmimeve.Prandaj, të njëjtën thirrje, MSh e bën edhe sot, jo vetëm për institucionet e lartpërmendura, por për të gjitha palët e interesuara, përfshirë edhe mediat dhe shoqërinë civile, që të monitorojnë e raportojnë çdo shkelje eventuale, e cila konfirmohet. Gjithashtu sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, secili qytetar, organizatë, shoqëri civile, mediat dhe palë të tjera të interesuara, kanë të drejtën për të pasur qasje në secilën kontratë. Dhe çdo këshillë, vërejtje, kritikë apo edhe shkelje eventuale do të adresohet në mënyrën më të shpejtë përmes mekanizmave ligjor pa marrë parasysh se për çfarë dhe për kë bëhet fjalë.Përtej kësaj qasje, MSh rikujton se hamendësimet, dyshimet e pabazuara dhe aludimet me qëllime të ulëta përmes emisioneve e deklaratave të ndryshme të individëve nuk përbëjnë fakte, e as nuk janë argumente për të provuar të goditet një institucion, i cili gjatë kësaj kohe, ka mobilizuar të gjitha resurset e veta në menaxhimin korrekt të situatës epidemiologjike dhe ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.Rezultatet e deritanishme, flasin në drejtim të realizimit të këtij objektivi, përkundër vështirësive.MSh do të insistojë që çdo pretendim i hedhur nga secila palë të ndriçohet dhe do të jetë në gjendje të ndërmarrë masa ndaj çfarëdo shkeljeje eventuale nga ana e cilit do zyrtar të saj, por i rikujton të gjithë ata që plasojnë dezinformata dhe shpifje, sidomos në këtë kohë pandemie, që edhe këto janë akte të dënuara me ligjet në fuqi.Puna me përkushtim dhe transparencë e MSh-së do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim për mbrojtjen e shëndetit publik të gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.