
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ishte paraparë që në ora 17:00 të dilnin në oborr të qeverisë për një konferencë për media.
Megjithatë, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kjo konferencë është anuluar për shkak të motit të papërshtatshëm për mbajtjen e saj
“Arsyeja e anulimit të saj është moti i papërshtatshëm, i cili e pamundëson mbajtjen e kësaj konference për medie në ambient të hapur, sikurse edhe ka qenë praktika kohëve të fundit. Në të njëjtën kohë, bazuar në këshillat e ekspertëve shëndetësorë dhe në përputhje me masat që Qeveria e Republikë së Kosovës ka ndërmarrë me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, ne kemi vendosur që të shmangim organizimin e konferencave për medie në hapësira të mbyllura”, njofton ZKM.
Kësisoj, Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti dhe Hajdari do t’ju adresohen qytetarëve me një video-incizim.