×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperatura në Kosovë javën e ardhshme do të arrijë në 24 gradë, por parashihet edhe shi

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Në fundjavë ngrohtë, të shtunën kryesisht me diell e ditën e diel me mundësi për reshje lokale shiu.

    Mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell do të mbajë edhe ditën e shtunë. Ditën e diel një front i ftohtë do të kalojë mbi rajon, që do të sjellë mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë, derisa temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë, bën të ditur Prishtina Weather.

    Shërbimi i meteorologjisë njofton se ditëve të para të javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, por i ngrohtë, e orëve të pasdites priten mundësi për reshje lokale shiu, të cilat ditën e hënë mund të shoqërohen edhe me bubullima.

    Parashikimi për periudhën 25-29 prill:

    25.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes vranësira kalimtare, ndërsa pasdite me pak vranësira lokale.

    26.04 – Ngrohtë. Herët në mëngjes pjesërisht vranët. Ditën priten zhvillime të vranësirave lokale, me mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

    27.04 – Ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.

    28.04-29.04 – Ditën e martë ngrohtë dhe kryesisht me diell. Rreth viseve malore pasdite mundësi për reshje lokale shiu. Të mërkurën ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje shiu.

    Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 8C, e maksimale nga 20C deri në 24C.

    Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-9m/s.

    Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.