×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti uron muajin e Ramazanit: Sivjet kjo festë nuk është e njejtë, rrini në shtëpitë tuaja!

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.Kurti përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se sivjet kjo festë nuk është e njejtë për shkak të situatës nga COVID-19.

    Tutje ai ka thënë se institucionet fetare, myftinjtë e hoxhallarët po iu bëjnë thirrje besimtarëve të ruajnë distancën sociale dhe të rrinë në shtëpitë e tyre.

    Shkrimi i plotë:

    Të dashur besimtarë myslimanë, pas pak orësh fillon syfyri i parë i muajit të shenjtë të Ramazanit.Ky muaj, për besimtarët është muaji i agjërimit, i cili kufizon lakminë e gojës e të barkut, dhe lartëson bujarinë e drejtësinë e zemrës e të mendjes. Është muaji ku më shumë sheh e dëgjon shpirti, sesa veshi e syri.

    Në këtë muaj të devotshmërisë besimtari i përkushtohet Zotit dhe shton kontributin e vet për komunitetin dhe për njerëzit në nevojë. Zakonisht Ramazani është muaj që forcon shoqërinë e bashkësinë, me vizitat për iftar te njëri-tjetri e me mbledhjet në xhami për t’u falur e për të biseduar. Mirëpo sivjet nuk do të jetë kështu. Institucionet fetare, myftinjtë e hoxhallarët po iu bëjnë thirrje besimtarëve të ruajnë distancën sociale dhe të rrinë në shtëpitë e tyre. Dhe kjo thirrje duhet respektuar, që të mbrojmë njëri-tjetrin prej sëmundjes së rrezikshme, të cilën do ta kalojmë sa më shpejt, me ndihmën e Zotit e të mjekësisë. Pra, të dashur besimtarë, respektojini udhëzimet e mjekëve e kufizimet qeveritare, edhe gjatë Ramazanit.

    Unë ua uroj gjithë myslimanëve Ramazanin, dhe dëshiroj që të jenë sa më vullnetfortë, zemërbardhë e të lumtur gjatë këtij muaji të agjërimit. Shpresoj që të gjithë ne të udhëzohemi kah e drejta, pra të gjithë, të çdo feje, besimtarë e jobesimtarë, sepse kohë të vështira po afrojnë në vendin tonë, për shkak të lakmisë së pakufizuar të disave. Zoti na ndihmoftë.Ramazan të mbarë, të dashur miq myslimanë!

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.