×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Komuniteti egjiptian s`e jep votën për Qeverinë e Re, pa u plotësuar disa kushte

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Lidhja Demokratike e Kosovës, NISMA dhe AAK-ja kanë nisur konsultat për krijimin e Qeverisë së Re.

    Por këto parti nuk mund të llogarisin në votat e komunitetit egjiptian.

    Të paktën jo deri sa ato t`i garantojnë komunitetit në fjalë plotësimin e disa kushteve.

    Ato i ka bërë të ditura në një intervistë për Front Online, Veton Berisha, deputet i Kuvendit nga radhët e komunitetit egjiptian.

    “Përgjegjesia ime si deputet i zgjedhur i tyre është të kem kujdes në dhënien e e votës ndaj një qeverie e cila nuk kujdeset për komunitetin. Do ta japim votën vetëm aty ku qeveria garanton stabilitet, mbështetje dhe zhvillim të komunitetit, dalje prej një situate e cila është situatë e papunësisë, situatë e pazhvillimit në një situate zhvillimore ku ne jetojmë dinjitetshëm në Kosovë. Në rast se nuk do ta kemi garancën dhe nuk do të kemi marrëveshje ku do te zotohet qeveria t`i realizojë këto, mbetet me u vendosë, nëse PO apo JO. Për momentin e kemi ta pakonfirmuar votën”, u shpreh ai për Front Online.

    Ai shpreson që Qeveria në ardhje të mos e bëjë gabimin e Qeverisë së kaluar.

    “Ne kemi vota nga qytetarët dhe nëse nuk plotesohen kërkesat dhe nevojat, nëse komuniteti egjiptian të cilin unë e përfaqësoj nuk është i kënaqur me oferten dhe mundësinë që na jep qeveria në ardhje, normalisht që do të kemi problem ta perkrahim ashtu sic kemi pasur problem me përkrah Qeverinë Kurti për shkak të një qasje që jepte shumë pak shpresë që mund të bëhej shumë per komunitetet. Shpresoj që kjo qeveri mos ta bej gabimin e Qeverisë së kaluar dhe ne  në rrethana nëse nuk do të bëhen gabime, sigurisht që do ta perkrahim”, theksoi ai.

    Qeveria Kurti e formuar në kuvend më 3 shkurt, u rrëzua 51 ditë më pas me anë të një mocioni të mosbesimit, të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe të votuar edhe nga opozita. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.