
Kreu i LDK-së, Isaa Mustafa është takuar sot me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton Front Online.
Që të dy liderët nuk janë prononcuar për medie, por detaje nga takimi kanë dhënë nga AAK-ja në një konferencë për medie.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se në këtë takim është folur për krizën politike në të cilën po kalon vendi.
Të dy liderët, sipas Tahirit, janë dakorduar që sa më parë të ketë një qeveri të re.
Por, aty nuk është diskutuar për një koalcion të mundshëm ndërmjet këtyre dy partive.
“Ky ishte një takim punë ku është diskutuar së pari kriza në të cilën është Kosova dhe janë dakorduar që sa më parë të ketë një qeveri të re. Në këtë takim nuk ka pasur diskutime të detajuara për koalicion pasi që duhet të trajtohen edhe temat që lidhen me procedurat kushtetuese”, tha ai, raporton Front Online.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/210179316950936/?eid=ARAdqXdWIn0yjl1IMPr5ZQ_zPcmaWi2wnKmhBmaH0VioXOaCrGS6UjdRIuZk5iCi3ymypSA6FVgsseZ2