
Italia regjstron sot numrin rekord të pacientëve të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, e numrin më të lartë të reduktimit të rasteve pozitive me Covid 19.
Në 24 orët e fundit janë regjsitruar 534 viktima e 2,729 raste pozitive më shumë.
Por numri aktual i pacientëve pozitivë më koronavirus shënon një shifër mjaft të reduktuar nga pacientët pozitivë të një dite më parë. Sot janë 528 të infektaur më pak e numri i tyre ka shkuar në 107,709.
Numri i viktimave ka arritur në 24,648 e numri i të infektuarve që nga nisja e pandemisë është 183,957.
Në 24 orët e fundit janë 2,723 të shëruar më shumë, e numri i përgjithshëm i tyre është deri më sot 51,600.
Në repartet e terapisë intesive sot janë shënuar 102 pacientë më pak e numri i tyre aktual është 2,471.