
Pesë zyrtar të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, ditë më parë janë prekur nga Coronavirusi, raporton portali Front Online.
Zyrtarët janë infektuar me Coronavirus në një aheng të mbajtur në Zveçan.
Nga pesë të infektuarit njëri nga ta është shëruar ndërsa katër të tjerë janë duke u trajtuar.
Për gjendjen e tyre shëndetësor për Front Online, ka folur zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
Ai tha se gjendja shëndetësor e katër zyrtarëve është e mirë.
“Gjendja shëndetësor e katër zyrtarëve të prekur me Coronavirus është e mirë, ata po trajtohen në shtëpitë e tyre”, deklaroi Gashi.
Ai tha se nuk ka zyrtarë të tjerë të dyshuar me Coronavirus në Qendrat e Paraburgimit në Republikën e Kosovës. /Front Online/