
Sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë një grua shtatzëne nga komuna e Gjakovës, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK pasi që ishte infektuar nga Coronavirusi, raporton portali Front Online.
Në këtë komunë numri i të përkorëve nga ky virus ka arritur në 16 raste.
Për gjendjen e tyre shëndetësore për Front Online, ka folur zëdhënësja e komunës, Donika Grezda.
Ajo tha se gjendja shëndetësore e të prekurve është stabile.
“Numri i te infektuarve është 16, 8 janë te shëruar, 1 grua shtatzëne fatkeqësisht sot në mëngjes ka ndërruar jetë, të tjerët janë në gjendje stabile”, deklaroi ajo për Front Online.
Grezda tha se personat të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit janë nën mbikëqyrje.
“Personat që kanë pasur kontakt me ata që kanë rezultuar pozitiv janë në mbikëqyrje”, tha ajo .
Zëdhënësja e komunës tha se kanë nevojë edhe për pajisje mbrojtëse shtesë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e Coronavirusit.
“Pajisje ka, por kemi ende nevojë për shkak se nuk dihet sa do të zgjasë pandemia”, u shpreh Grezda./Front Online/