×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi: Heshtja e Thaçit dhe e Kurtit për djegien e Xhamisë në Drenas tregon shumë

    FrontOnline
    19 Prill 2020

    Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se heshtja e Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit në detyrë Albin Kurti për djegien e Xhamisë në Drenas tregon shumë.Sipas tij, kjo tregon se myslimanët dhe objektet fetare në Kosovë konsiderohen ma shumë si industri e votave sesa vlerë dhe pasuri e këtij vendi.Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij:

    Edhe Thaçi edhe Kurti e dinë mirë se Xhamitë në Kosovë jo vetëm që janë objektet fetare të popullit shumicë të këtij vendi, por janë ndër institucionet kryesore prej nga filluan lëvizjet e para për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi.Xhamitë dhe medresetë në Kosovë kanë qenë vende ku mbaheshin takimet, mbledhjet dhe organizimet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Jo rastësisht regjimi i Serbisë i dogji rreth 300 Xhamia në Kosovë.

    Dhe sot prapë po digjen Xhamitë në Kosovë, por presidenti Thaçi heshtë, kryeministri Kurti heshtë.Nuk janë në gjendje as një fjalë të vetme me thënë për djegien e Xhamisë, e lëre më me kërku hetim dhe dënim për ata që dogjën Xhaminë.Në kohë të zgjedhjeve edhe presidenti Thaçi edhe kryeministri Kurti dinë të bëjnë politika mashtruese me qëllim që të përfitojnë vota prej besimtarëve myslimanë.Në fushatën parazgjedhore të vitit 2013 Hashim Thaçi pati sjellë në Prizren ish- kryeministrin e atëhershëm të Turqisë Erdogan.Në fushatën e viteve 2017 dhe 2019 Albin Kurti premtoi luftë kundër islamofobisë, por menjeherë pasi u bë kryeministër i shpërbleu dy ndër islamofobët më të mëdhenjë në Kosovë.Yll Rugovën dhe Avni Zogianin i shpërbleu me pozita të larta shtetërore, i bëri zv. ministra.Ndërsa sot jemi në ditën e dytë pas djegies së Xhamisë në Drenas, edhe Thaçi edhe Kurti po heshtin.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.