×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshon moti, këto janë temperaurat për javën që po vjen

    FrontOnline
    19 Prill 2020

    Java në vijim fillon me ulje temperaturash, vransira dhe reshje shiu. Në fundjavë më shumë intervale me diell.

    Në pjesën e parë të javës së tretë të muajit prill pritet ndryshim i situatës sinoptike, në krahasim me ditët e shkuara. Fusha të presionit të ulët që do të depërtojnë mbi Mesdhe do të sjellin vransira dhe të reshura shiu mbi vendin tonë. Ndërkohë që nga verilindja e kontinentit do të shtrihen masa më të ftohta ajrore, që do të zbresin ndjeshëm temperaturat, por jo në vlera negative. Reshjet e shiut gjatë ditës së martë do të jenë më të vazhdueshme, e vonë gjatë natës në vise të larta malore priten edhe reshje bore. Deri të enjten reshjet gradualisht do të pushojnë.

    Nga dita e premte do të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat do të rriten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

    20.04 – Kryesisht me vransira dhe freskët. Vende-vende riga lokale shiu. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshjet do të shtrihen mbi tërë vendin.

    21.04 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje më të vazhdueshme shiu.

    22.04-23.04 – Ditën e mërkurë ftohtë, kryesisht vranët. Në mëngjes me shi. Gjatë ditës dhe në mbrëmje reshje lokale shiu. Të enjten kryesisht me vransira dhe intervale të shkurta me diell. Paradite mundësi për riga lokale shiu.

    24.04 – Më shumë diell. Ditën me pak vransira lokale.

    Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar. Minimale nga 10C deri në 4C, e maksimalet nga 20C, të hënën, deri në 9C, të martën dhe mërkurën. Në pjesën e dytë të javës rritje graduale deri në 16C.

    Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga verilindja 6-13m/s.

    Shtypja atmosferike do të sillet përreth vlerave normale.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.