
Në Itali është raportuar për 482 vdekje të reja nga pandemia Covid-19, që është numri më i ulët që nga java e kaluar, sa i përket vdekjeve ditore.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve, që kur është paraqitur ky virus, ka shkuar në 23 mijë e 227.
Rastet e reja me të infektuar që kanë rënë përkohësisht, janë shtuar për 3 mijë e 491, duke arritur në 175 mijë e 925 numri i përgjithshëm i të sëmurëve.
Por, ka rënë në 79 numri i të sëmurëve në kujdes intensiv, ku 2 mijë e 733 janë ende nën trajtim. Gjysma e tyre janë në Lombardi, që është epiqendra e shpërthimit të virusit.
Krahasuar me një muaj më parë, ka rënë numri i të prekurve me këtë virus, mirëpo gjendja sërish vazhdon të jetë shqetësuese.
Mbi 2 mijë e 200 janë shëruar, duke e ngritur në 44 mijë e 927 numrin e personave që tani gëzojnë shëndet të plotë.