×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkoi tek motra për vizitë në Gjakovë: Si u infektua gruaja nga Klina me Covid-19

    FrontOnline
    19 Prill 2020

    Mbrëmë është shënuar një rast me koronavirus në komunën e Klinës. Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi në Facebook, tha se personi i prekur nga ky virus u infektua nga motra e tij pas vizitës që i bëri në Gjakovë.

    Ai ka lutur qytetarët që të kufizojnë vizitat qoftë edhe tek me të afërmit, sepse kjo mund të na kushtojë me përhapje edhe me të madhe të virusit, siç po tregon edhe rasti i fundit.

    Postimi i plotë:

    Qytetarë të nderuar,

    Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IPSHPK janë testuar 7 qytetarë të Komunës së Klinës, ku për fat të keq 1 person ka rezultuar pozitiv me virus.

    Personi prekur është nga fshati Bokshiq, kontakt i personit të konfirmuar si i prekur me corona virus nga qyteti i Gjakovës.

    Sipas informacioneve që kemi kontakti ka rrjedhë nga vizita që e konfirmuara nga Bokshiqi i Klinës i ka bërë motrës së saj nga Gjakova, e cila ka dalë pozitive disa ditë më parë.

    Lus qytetarët që të kufizojnë vizitat qoftë edhe tek me të afërmit, sepse kjo mund të na kushtojë me përhapje edhe me të madhe të virusit, siç po tregon edhe rasti i fundit.

    Ne lutemi për përmirësimin e shëndetit të tyre, por ajo që duhet të bëjmë është të rrisim kujdesin dhe të i respektojmë udhëzimet e mjekëve dhe vendimet e institucioneve, sepse rreziku për përhapje është i madh.

    Shtabi Emergjent menjëherë do të filloj të hulumtoj kontaktet e mundshme që e infektuara ka pasur, të cilët do të udhëzohen në vetizolim dhe sipas nevoje do të iu bëhet edhe testimi.

    Izolimi, masat mbrojtëse e higjiena janë vërtetuar si mundësia më e mirë për mposhtjen e këtij armiku të padukshëm.

    #RrinëShpi

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.