×
  • Lajme
  • Lajme

    94 raste aktive me koronavirus në Prizren, Haskuka e ka një shqetësim rreth testimeve

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka dhënë statistikat e fundit rreth gjendjes me COVID-19 në këtë komunë dhe testimeve që po bëhen atje. Ai ka treguar se aktualisht janë 94 raste aktive me këtë sëmundje.

    Haskuka ka thënë se është brengosës fakti që kohëve të fundit gjithnjë e më shumë kemi raste të identifikuara në klinikat infektive, kurse i atyre të identifikuara nga gjurmimet është duke rënë.

    Sipas tij, kjo po ndodh për shkak se ka kërkesa të mëdha për teste, ndërkaq numri i testeve që po bëhen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, për ata që nuk kanë simptome, po zvogëlohet.

    “Ne si Komunë e Prizrenit kemi ndërmarrë hapat për mbrojtjen e stafit administrativ, në mënyrë që edhe shërbimet të vazhdojnë pa ndërprerje. Po ashtu kam kërkuar nga Inspektorati Komunal dhe Policia e Kosovës që të monitorojnë implementimin e masave nga ana e bizneseve, ku mbajtja e maskave është obligative”, ka shkruar Haskuka.

    Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë me virusin SARS-CoV-2, në Prizren kanë qenë 216 të infektuar, prej të cilëve 117 janë shëruar dhe 5 persona kanë vdekur.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Eugen Cakolli nga DnV ka reaguar lidhur me vendimet e PZAP-së për ankesat e subjekteve politike, i cili tha se ankesat nuk...
    Lajme19 Mars 2025
    Policia e Kosovës  ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim parash. Sipas një njoftimi të Policisë së Kryeqytetit, i dyshuari ka...
    Lajme19 Mars 2025
    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur edhe për ndryshimet në skenën politike botërore dhe efektin që do ta kenë edhe për...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ishte për të pamen në familjen Thaçi. Konjufca ka shkruar edhe në librin e zisë. Aty e...
    Lajme19 Mars 2025
    11 trupa të personave të zhdukur janë gjetur në varrezën masive në Bishtazhin. Këto viktima më 2 prill 1999, bashkë me qindra...
    Sport19 Mars 2025
    Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së play-offit në Ligën e Kombeve kundër Islandës, duke...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Qeveria gjermane në largim është dakorduar për t’i dhënë këtë vit Ukrainës ndihma shtesë ushtarake mbi 3 miliardë euro, pasi ligjvënësit kanë...
    Lajme19 Mars 2025
    Një 26-vjeçari me inicialet E.G. i është shqiptuar gjobë prej 150 eurove, një pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë-shoferit për...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Një deklaratë e mëtejshme do të bëhet “së shpejti”, shtoi ai. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka publikuar një mesazh të shkurtër...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.