
8 pacientë të prekur me virusin Covid-19, janë të shtrirë në Klinikën Infektive. Prej tyre 2 janë në gjendje më të rënduar, raporton “Front Online”.
“Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 21/05/2020, janë të hospitalizuar 11 pacientë. Prej tyre, të sëmurë me Covid-19 janë 8 pacientë”, thuhet në njoftimin e Infektives.
Poashtu nga Infektivja është njoftuar edhe mbi gjendjen e pacientëve në këtë klinikë.
“Nga 8 raste të infektuar me Covid -19 • 5 pacientë janë në gjendje stabile, • 1 pacientë është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe; • 2 pacientë janë në Repartin e
Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik)”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Sot nga kjo klinikë pritet të lirohet edhe një pacientë me Coronavirus.
“Sot lirohet 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për 2 raste priten rezultatet”, ka bërë të ditur infektivja. /Front Online