×
  • Kronika
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    67-vjeçari nga Kosova sot del para gjyqit në Zvicër, e kishte mbytur gruan me lugë të këucëve

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Një burrë 67 vjeç me prejardhje nga Kosova akuzohet se në vitin 2019 e mbyti gruan e tij, duke e goditur me ‘lugë’ të këpucëve. Ai sot do të dalë para Gjykatës së Qarkut në St.Gallen të Zvicrës, ndërsa Prokuroria kërkon dënim me 7 vjet burgim për vrasje pa dashje.

    I akuzuari, i cili nga Kosova kishte ardhur në Zvicër si punëtor ndërtimi më 1974, e më vonë këtu e kishte marrë edhe familjen, mund të dënohet edhe me dëbim nga Zvicra për 10 vjet. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim, shkruan SDA.

    Siç përmendet në aktakuzë, familja e tij prej shtatë anëtarësh ka funksionuar në mënyrë harmonike për një kohë të gjatë. I akuzuari përshkruhet nga fëmijët e tij si person i qetë, me zemër të mirë, i durueshëm dhe mirëkuptues.

    Por, kur i fundit nga pesë fëmijët ishte larguar nga banesa e prindërve të tyre në vitin 2017, marrëdhënia mes çiftit ishte përkeqësuar. Sipas aktakuzës, gruaja kishte ndryshuar psikologjikisht dhe shpesh e kishte fyer e poshtëruar burrin e saj, ndërsa ai kishte duruar për disa muaj.

    Por, në një të premte të vitit 2019, ai e humbi kontrollin dhe fillimisht e goditi gruan e tij me shuplakë në fytyrë. Pastaj, siç thuhet në aktakuzë, e ka kapur një lugë këpucësh prej metali, të gjatë 56 centimetra dhe e ka goditur viktimën rreth 20 deri 30 herë. Gruaja kishte vdekur nga plagët e rënda që kishte marrë.

    I akuzuari e kishte thirrur vetë Policinë dhe pa rezistuar ishte arrestuar nga ta.

    Sipas aktakuzës, ai ka thënë se nuk donte ta vriste gruan, duke u shfaqur thellësisht i penduar për aktin.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.