×
  • Lajme
  • Lajme

    655 raste aktive në Prishtinë, Nushi: Mos bëni panik, jemi mirë krahasuar me rajonin

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Prishtina, Vushtrria, Prizreni dhe Ferizaj, nga sot i janë kthyer masave kufizuese që u vendosën një ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me virusin Covid-19, në këto qytete.

    E këto masa janë mirëpritur nga udhëheqësit komunal. Nënkryetari Prishtinës, Muhedin Nushi, në një prononcim për Front Online, ka thënë se rikthimi i masave kufizuese ka qenë vendim i duhur.

    Prishtina së fundmi ka shënuar rekord të rasteve të paraqitura me Coronavirus. Sipas Nushit, kryeqyteti aktualisht ka 655 raste aktive me virus.

    “Kryeqyteti, respektivisht Komuna e Prishtinës aktualisht ka 900 të infektuar. Deri më tani në total janë 655 raste janë aktive. 241 raste janë shëruar ndërsa kemi edhe 4 raste për fat të keq me fatalitet”, ka thënë ai.

    Bazuar në këto të dhëna, sipas tij, Prishtina ka një përqindje shumë më të vogël të infektuarve me Coronavirus, nëse krahasohet me vendet e rajonit.

    “Bazuar në numrin e popullsisë me përqindje i bie që vetëm 0.45% e popullsisë së Prishtinës, janë të infektuar me Coronavirus, e që është një përqindje shumë e ulët nëse e krahasojmë me vendet e rajonit, ose me kryeqytetet e tjera të rajonit. Prandaj këtë të mos e marrim si panik por vetëm të jemi më të kujdesshëm në zbatimin e rekomandimeve”, ka thënë ndër të tjera nënkryetari i kryeqytetit./Front Online

    Nënkryetari i Prishtinës: Ka pasur tendenca për ta futur Prishtinën në karantinë

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.