
Në Klinikën Infektive është mbajtur konferenca e radhës në lidhje me gjendjen e pacientëve të infektuar me Covid-19, raporton “Front Online”.
Drejtoresh e Klinikës Infektive Lindita Ajvazi-Berisha ka qenë ajo e cila ka folur para medieve.
Ajo ka bërë të ditur që në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 58 raste ku prej tyre 11 janë në oksigjenoterapi.
“Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 22/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 58 pacientë. 46 raste janë në gjendje stabile. 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.”, ka thënë ajo.
Për sa i përket 5 infermiereve që kanë qenë pozitiv me virusin korona, drejtoresha e Infektivës ka konfirmuar qe te njëjtit janë shëruar.
“5 infermierë që kAnë qenë pozitiv me virusin cOVID-19, ja ë shëriar dhe janë duke u trajtuar në shtëpitë e ture në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë ajo. Në Klinikën Infektive është duke u trajtuar edhe një grua shtatzënë, e që sipas infektologes është në gjendje të mirë shëndetësore. “ në Klinikën Infektive e kemi një grua shtatëzën e cila është duke u trajtuar dhe sot pas konsultimit edhe me gjinekologun kemi konstatuar që gjendja e foshnjes dhe e nënës është stabile”, ka thënë ajo./Front Online