×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    49% e shtetasve të Shqipërisë dhe 43% e atyre të Kosovës mendojnë seriozisht të ikin nga vendi

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Gati gjysma e shqiptarëve (49%) po mendojnë seriozisht që të ikin nga vendi, sipas një sondazhi që zhvilloi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Ata po informohen në mënyrë aktive rreth mundësive dhe alternativave që kanë, po shqyrtojnë dhe po aplikojnë për vende pune të lira, apo dhe kanë konkretizuar tërësisht dhe po përfundojnë çështjet administrative.

    Kjo është përqindja më e lartë në rajon dhe raporti thekson se Shqipëria është e vetmja ekonomi në rajon ku numri i atyre që duan të largohen ia kalon atyre që duan të qëndrojnë (49% kundrejt 46%, ndërsa 5% u përgjigjën që nuk e dinë).

    Pas nesh, për përqindjen e atyre që po marrin në konsideratë të ikin renditet Mali i Zi me 47%, Bosnja, me 44%, Kosova me 43%, Maqedonia e Veriut me 41%. Më të kënaqur me vendin e tyre janë serbët, me vetëm 37% që po marrin në konsideratë që të largohen.

    Shqiptarët kanë dhe përqindjen më të lartë të atyre që jo vetëm duan të ikin, por edhe kanë ndërmarrë hapa konkrete për ta bërë këtë. 33% e atyre që konsiderojnë të largohen, po informohen në mënyrë aktive rreth mundësive dhe alternativave që ata kanë, më e larta nga gjithë shtetet e tjera. 14% po shqyrtojnë dhe po aplikojnë për vende të lira pune, 4% pohojnë se kanë konkretizuar gjithçka dhe aktualisht po përfundojnë çështjet administrative.

    48% thonë se thjesht po mendojnë të ikin dhe s’kanë ndërmarrë ndonjë veprim tjetër konkret. Kjo përqindje është më e ulëta nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku pjesa më e madhe e të anketuarve që po marrin në konsideratë të largohen nga vendi, thanë se ata po e mendojnë emigrimin, por nuk është se kanë bërë ndonjë lëvizje në këtë drejtim. P.sh, 72% e serbëve që duan të ikin thanë se kjo ishte thjesht një ide.

    Raporti thekson se për të gjithë Ballkanin ka një tendencë të shtuar për t’u larguar, në raport me sondazhet e mëparshme, me një rritje prej 4 pikë përqindje, duke arritur në 43% të Ballkanit Perëndimor që merr në konsideratë të emigrojë, nga 39% në 2018-n.

    Për shqiptarët, edhe integrimi në Europë do të thotë në radhë të parë mundësi për të emigruar ose studiuar, sipas 60% të të anketuarve, sërish më e larta në rajon dhe më pas prosperiteti ekonomik.

    I gjithë Ballkani Perëndimor synon të ikë në BE dhe shumë pak duan të largohen në një vend të rajonit. P.sh 3% e shqiptarëve që mund të merrnin në konsideratë të jetonin në një vend tjetër të Europës Juglindore do të zgjidhnin Kosovën dhe po aq Malin e Zi. Në të kundërt, shtetasit e Kosovës, si preferencë të parë kanë Bosnjë Hercegovinën, që është zgjedhur nga 3% e atyre që konsiderojnë të emigrojnë në rajon, ndërsa Shqipëria vjen e dyta, me 2%.

    Përqindjen më të lartë të konsideratës për të jetuar në një vend tjetër të Ballkanit e kanë malazezët, 18% e të cilëve zgjedhin Serbinë. Ndërsa më patriotët janë serbët, me 93% të tyre që nuk e marrin në konsideratë të jetojnë në një vend tjetër të Europës Juglindore, më e larta në rajon.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.