×
  • Lajme
  • Lajme

    432 pacientë me Coronavirus po trajtohen nëpër spitale

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se në Kosovë aktualisht po përballen me virusin Korona 3,815 persona të konfirmuar pozitiv.

    Shumica prej tyre po trajtohen në kushte të vetizolimit shtëpiak, ndërsa një numër i konsiderueshëm i rasteve më serioze po marrin trajtim spitalor gjithandej vendit.

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi të mërkurën pasdite se në klinikat e Qendrës Klinike Universitare dhe në spitalet rajonale të Kosovës po trajtohen gjithsej 432 persona të konfirmuar me COVID-19.

    Sipas njoftimit, 237 pacientë janë të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare dhe 195 në spitalet rajonale.

    “Prej tyre, 14 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë të vendosur në respiratorë. Ndërkaq, 35 pacientë po trajtohen me makinën për frymëmarrje me maskë, të njohur me shkurtesën CPAP, ndërkaq 389 po trajtohen me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

    Numri i rasteve fatale dhe i rasteve të reja të të infektuarve është rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Vetëm dje u raportua për 15 të vdekur brenda 24 orëve ndërsa numër i përafërt i viktimave janC konfirmuar edhe gjatë ditëve të kaluara.

    Që prej 13 marsit deri më 5 gusht, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Kosova ka regjistruar 9,492 raste me koronavirus. Prej tyre, 284 pacientë kanë vdekur dhe 5,346 të tjerë janë shëruar.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.