×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ’40 ditë pa ngrënë, mbajtën vajzën e vdekur 15 muaj’, çfarë thotë shkenca: Sa ditë mbijeton njeriu pa ngrënë

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Ngjarja e ndodhur në Kombinat, ku nënë e bijë kishin vendosur që të sakrifikonin veten për t’u “ringjallur” sërish ka shokuar vendin. Zhaneta dhe Blerta Josifi vendosën që të qëndronin pa ngrënë në mënyrë që të shkonin në parajsë, ashtu siç e predikon edhe sekti në të cilin ato merrnin pjesë. Ndërsa brenda mbanin prej më shumë se 15 muajsh, Anisën, vajzën e vdekur. Sipas dëshmisë së Blertës, nënë e bijë kishin mbi 40 ditë pa u ushqyer, sakrificë për t’u ringjallur në parajsë.

    Por çfarë ndodh me trupin e njeriut kur qëndron kaq ditë pa ngrënë? Sipas shkencës, njerëzit mund të mbijetojnë pa asnjë ushqim për 30-40 ditë, afat që përkon me dëshminë e 34-vjeçares. Megjithatë varet edhe nga gjendja e personit. Një i moshuar, mund të jetojë vetëm disa ditë. Ndërsa një person i ri në moshë, ia del të qëndrojë gjallë për 2-3 javë dhe më pas bie në koma (njësoj) si Blerta, për të ndërruar jetë më pas për shkak të mosfunksionimit të organeve.

    PROCESI HAP PAS HAPI

    6 orët e para

    Gjithçka është goxha normale. Trupi fillon të zbërthejë glikogjenin – i cili ruan energjinë në trupin tuaj – në glukozë, të cilën qelizat tuaja e përdorin si lëndë djegëse. Rreth 25% e energjisë së gjeneruar përdoret vetëm për trurin, dhe pjesa tjetër shkon në muskuj dhe në qelizat e kuqe të gjakut.

    Pas 6 orësh

    Rezervat e glikogjenit janë drejt fundit. Kjo gjë sjell ndjenjën e zemërimit dhe të uritjes në të njëjtën kohë.

    6-72 orë

    Trupi hyn në një gjendje të quajtur ketosis. Për shkak se tani ka shumë pak glukozë në gjakun tuaj, trupi duhet të shkatërrojë yndyrën për energji, e cila është e ndarë në acide yndyrore. Sidoqoftë, truri nuk mund të funksionojë si normalisht dhe në këtë fazë ka nisur edhe mungesa e funksionit normal të trurit.

    72 orë

    Pas 72 orëve, trupi praktikisht po kalbëzohet. Pa sheqer dhe yndyrë, trupi juaj fillon të kërkojnë energjinë tek proteinat.

    1-2 javë

    Pa asnjë vitaminë ose mineral, sistemi imunitar i trupit fillon të mbyllet së bashku me ndonjë funksion “trupor” të panevojshëm si përshmbeull menstruacionet apo dhe epshi. Në këtë moment fillon humbja në peshë, dhe fllkët fillojnë të bien. Trupi bën çdo gjë që të përshtatet për të mbijetuar me proteinën që ka mbetur.

    3 javë – 70 ditë

    Gjatë kësaj periudhe trupi është “dorëzuar”. Vdekja mund të ketë ardhur për shkak të mungesës së ushqimit por nuk përjashtohet edhe ataku kardiak, për shkak të mosfunksionimit të organeve.

    '40 ditë pa ngrënë, mbajtën vajzën e vdekur 15 '40 ditë pa ngrënë, mbajtën vajzën e vdekur 15 '40 ditë pa ngrënë, mbajtën vajzën e vdekur 15 '40 ditë pa ngrënë, mbajtën vajzën e vdekur 15 '40 ditë pa ngrënë, mbajtën vajzën e vdekur 15 '40 ditë pa ngrënë, mbajtën vajzën e vdekur 15

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.