Komunat të cilat prijnë për nga numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë është Prizreni, Rahoveci dhe Leposiviqi, të cilat deri tani kanë shënuar nga katër viktima.
Ndërsa komunat si Prishtina dhe Vushtrria kanë shënuar nga 3 viktima nga koronavirusi. Ferizaji, Gjilani, Peja, Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku shënojnë nga dy viktima nga koronavirusi.
Ndërsa komunat si Malisheva, Suhareka, Zveçani, Podujevë, Shtime, Gjakova, Istogu, Mamusha dhe Dragashi kanë shënuar nga një viktimë nga koronavirusi.
Kosova ka disa ditë që po shënon rritje të numrit të rasteve, ndërsa dje u konfirmuan 47 raste me koronavirus.
Në Kosovë që nga fillimi i pandemisë u shënuan gjithsej 38 vdekje nga COVID-19.
Personat që kanë vdekur nga koronavirusi kryesisht janë të moshës së vjetër, ndërsa pacienti i fundit që ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë është një 74-vjeçar nga Komuna e Gjilanit.
Derisa rastet e para me koronavirus u shënuan më 13 mars, vdekja e parë në Kosovë u shënua vetëm 9 ditë pas, më 22 mars. Personi që vdiq ishte një 82-vjeçar nga Duminca e Pejës