×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    3 mijë tërmete në Shqipëri që prej 26 nëntorit, sizmologu shpjegon sa cilat qenë më të fortat

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Situata sizmiologjike në Shqipëri është e pastabilizuar, që prej ditës kur vendi ynë u godit nga një tërmet me magnitë 6.4 ballë të shkallës rihter, nga i cili pati 51 viktima dhe shumë pallate të shembur e mijëra famije të pastrehë.

    Dhe duket se kjo situatë ka shkaktuar frikë tek njerëzit, të cilët përveç lëkundjeve të tokës përballuan për dy muaj edhe pasojat e pandemisë botërore të koronavirusit.

    Vetëm një ditë më parë, një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 dhe me intensitet rreth 5.5 ballë riktheu panikun te banorët, një pjesë e të cilëve kryesisht në Durrës dhe Thumanë dolën nga shtëpitë. Epiqendra e tërmetit të djeshëm ishte në fshatin Kuraten, të njësisë administrative Ishëm, në Durrës. Rreth 6 km në brendësi të tokës, jo në det”, shprehet Rexhep Koçi, Përgjegjës i qendrës së monitorimit në Intitutin e Gjeoshkencës.

    “Doja të theksoja, se kemi të bëjmë me një aktivitet pastërmetor, që pritet të zgjasë rreth 1 vit. Që nga tërmeti i 26 nëntorit ka patur rreth 3000 pas tërmete, por rreth 1100 kanë qenë me atë ndjeshmëri, si ai dje.

    Na erdhën në sallë shumë telefonata nga njerëz të thjeshtë dhe media. Kjo pasi njerëzit janë shumë në ankth, nga tërmeti, epidemia dhe sërish tërmeti. Por ne u themi sot, që nuk ka vend për panik”, shton ai më tej, gjatë një interviste në Top Channel.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.