Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë të shtrirë 64 pacientë, prej të cilëve 29 janë me Covid-19 pozitivë, transmeton Klan Kosova.
15 pacientë janë me oksigjen dhe një pacientë është referuar për Prishtinë si pasoëjë e gjendjes së rënduar.
Njoftimi i plotë i Spitalit në Gjakovë:
Në Spitalin e Gjakovës me 15.07.2020 gjendja është si vijon:
•64 pacientë të hospitalizuar
•29 pacientë me COVID-19 POZITIV ,
•35 pacientë presin rezultatet ose mostrat për teste
•15 pacientë me oksigjen,
•1 pacientë është referuar për Prishtinë në gjendje të renduar.
•Nga personeli kemi: 3 mjek dhe 1 staf të administratës me Covid pozitiv.
Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni neve!