×
  • Lajme
  • Lajme

    2387 raste aktive me Covid-19, si krahasohet Kosova me shtetet e rajonit

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Shtimi i rasteve me koronavirus në Kosovë po vazhdon, ndërkohë që Qeveria ka prezentuar masat e tjera më rigoroze, që përfshijnë edhe ndalimin e tubimeve fetare, si masë për të ndaluar përhapjen.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bëri një paralajmërim se mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, dhe se cdo tri ditë do të evalumi i situatës në terren.

    Kosova ka gjithsej 4715 raste me Covid-19 të konfirmuara. Prej tyre 2227 persona janë shëruar ndërsa 101 kanë ndërruar jetë.

    Në krahasim me vendet e rajonit, Kosova ka shtim të madh të rasteve të cilat erdhën pas lehtësimit të masave.

    Shqipëria ka për momentin 3454 raste totale me Covid-19. 1946 persona janë shëruar ndërsa 93 kanë ndërruar jetë. Shqipëria qëndron pak më mirë se Kosova me raste aktive.

    Shumë më keq qëndron Maqedonia e Veriut. 7975 raste janë të konfirmuara gjithsej, ndërsa 4203 persona janë shëruar. 376 të tjerë kanë humbur jetën pas prekjes nga virusi. 3396 raste janë ende aktive.

    Serbia ka 18036 raste me Covid-19 të konfirmuara. 13876 janë shëruar nga virusi ndërsa 393 persona kanë humbur jetën. Dy javë më parë në këtë shtet u mbajtën zgjedhjet nacionale. 18 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit.

    Mali i Zi ka gjendjen më të mirë me pandemi. Janë vetëm 1221 raste me koronavirus në Mal të Zi. 325 persona janë shëruar ndërsa 23 persona kanë humbur jetën. /Express/

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për FrontOnline ka sqaruar se procesi zgjedhor aktualisht ndodhet në fazën e ankesave dhe janë duke pritur...
    Lajme21 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka ndonjë datë specifike se kur mund të bëhet certifikimi i zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me...
    Lajme21 Mars 2025
    SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i...
    Të tjera
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar të dyshuar pasi raportohet se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një...
    Lifestyle21 Mars 2025
    Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një plani që funksionon më mirë...
    Opinione21 Mars 2025
    Nga akademik, prof, dr. Anastas Angjeli Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka qenë dhe mbetet një nga motorët kryesorë...
    Lajme21 Mars 2025
    Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, të premten ka dështuar të mbahet seanca për gazin...
    Sport21 Mars 2025
    Sot në mbrëmje, në stadiumin “Wembley” të Londrës, Kombëtarja e Anglisë do të presë Shqipërinë në ndeshjen hapëse të Grupit K për...
    Kronika21 Mars 2025
    Një ngasëse në Gjilan raportohet se duke e drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave dhe duke...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.