×
  • Lajme
  • Lajme

    1800 njësi mësimore janë realizuar gjatë pandemisë, Bajrami jep detajet e punës

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, në emisionin “Raport” në KTV ka thënë se janë relativisht të kënaqur me ecurinë e mësimit online, derisa thotë se kanë realizuar 1.800 njësi mësimore.Mësimi online ka nisur në Kosovë më 23 mars dhe vazhdon ende të mbahet.“Menjëherë pas vendimit të Qeverisë, kemi filluar punën intensive brenda MASHT-it dhe më 18 mars kemi nisur incizimet dhe më 23 kemi nisur transmetimin. Mund të them se në këto kushte pandemie, jemi relativisht të kënaqur sepse gjithçka ka shkuar mirë. Kemi arritur të realizojmë 1800 njësi mësimore. Të gjitha këto që po i editojmë dhe disa prej tyre i incizojmë nga fillimi”, ka thënë Bajrami.

    Por, shumë prindër kanë pasur ankesa për shkak të ngarkesës që kanë pasur për mësimin e fëmijëve të tyre, megjithatë Bajrami thotë se duhet të shihet ana pozitive e kësaj.“E gjithë kjo ka një anë pozitive, po besoj se s’ka aktivitet më të mirë se t’u kushtosh kohën atyre”, u shpreh ajo.Bajrami ka falënderuar vullnetarët për mësimin online, e OJQ të ndryshme dhe ndihmën nga Komuna e Prishtinës.

    “Sfida më e madhe e jona ka qenë se mbase dikush po na infektohet e kjo do të ishte një ndërprerje e dhunshme e atij procesi, e fatmirësisht ka përfunduar pa asnjë incident”, ka thënë Bajrami.Ajo tutje ka thënë se tani po bëhen incizime për gjuhën turke dhe boshnjake dhe po punohet në mënyrë intensive.E një ftesë të tillë Bajrami thotë ta kenë bërë edhe për komunitetin serb në Kosovë, porse nuk kanë marrë përgjigje.“Ne i kemi bërë thirrje edhe komunitetit serb, por ata nuk iu kanë përgjigjur ftesës tonë. Ftesa ishte që ata të punonin sipas kurrikulës tonë, por s’kanë dhënë përgjigje. Disa të tjerë kanë thënë se po i ndjekin ato nga Radio Televizioni serb”, deklaroi Bajrami.Sipas saj 90 për qind e nxënësve janë përfshirë në mësimin online.“Kemi raporte që thonë se përfshirja e nxënësve është mbi 90 për qind, e një pjesë e tyre që skano marrë pjesë është për shkak të mungesës së pajisjeve të mençura. Ka pasur donatorë që kanë ndihmuar me këtë, por ka pasur edhe iniciativa nga krerët e komunave. Ka përpjekje nga të gjithë që të ofrohet mundësia që të realizohet mësimi në distancë. Ne raportet dhe statistikat i kemi marrë nga Drejtoritë komunale, e kushtet ekonomike është arsyeja kryesore e mos pjesëmarrjes. Tani brenda MASHT-it jemi duke shikuar nëse mund të mbulojmë të gjitha këto”, ka thënë Bajrami.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Të tjera
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.