11 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në Komunën e Gjilanit ditën e sotme. Kjo e ka çuar në 446 numrin e të konfirmuarve pozitiv në koronavirus në këtë komunë.
Njoftimi u bë nga kryetari Lutfi Haziri. Ai tha se në një preriudhë prej 4 muajve 14 gjilanas kanë humbur jetën nga pandemia.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haziri edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes.
Aktualisht në këtë komunë janë 149 raste aktive derisa 283 pacientë e kanë fituar këtë betejë.
Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:
#Dita140. Nga rezultatët e fundit të IKSHP, u informuam për 11 raste të reja pozitive me COVID19, në Gjilan. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 446, të shëruar janë 283, 149 janë raste aktive, në hospitalizim janë 32 pacientë, derisa fatkeqësisht, brenda katër muajve kanë vdekur 14 gjilanas.
Ju lutem, kujdesu nga infeksioni me #COVID-19. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!