×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    10 vjet nga zhdukja e Bleona Matës, shokon gjyshi: Një nga 5 vajzat na tha se Bleona do kthehet në shtëpi

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    10 vite nga zhdukja e Bleona Matës, kur plaga është ende e hapur, familjarët shokohen nga një lajm i fundit që ua ngriti zemrën peshë. Nëna e Gentianës, njëra prej 5 vajzave, që ishin me Bleonën atë ditë që vogëlushja u zhduk i ka pohuar familjes Mata, se vajza do të kthehej për tre ditë. Lajmin, që morën 3 ditë më parë, në një lidhje telefonike për emisionin ’Pa Gjurmë’ e konfirmoi edhe gjyshi i Bleonës, Zenel Mata, i cili tha se pasi shkoi të pyeste në familjen e Gentianës e ëma e saj e mohoi.

    ’Nëna e Gentianës i ka thënë bashjëshortes se brënda 3 ditëve do kthehet vajza. Kur e takova nënën e Gentianës, ajo më tha se ishte një ëndërr e parë nga ajo. Bleonën e lanë vetëm dhe të pesta vajzat u shpërndanë, e fundit që e ka parë ka qenë Qamilja.Unë nuk kam kontakte me babain e Bleonës, për shkak të humbjes së vajzës. Nuk e di nëse ka bërë kërkime, por nuk besoj se ka kërkuar. Kur ka humbur vajza ai ka qenë në Maqedoni dhe nuk dyshoj tek ai, por 5 vajzat është e sigurtë që kanë gisht. Qamilja nuk flet, ajo shmanget sa herë përballet me ne’’, tha Zenel Mata, gjyshi i Bleonës.

    Por jo pak është shokuar edhe nëna Bukurie Veizi, e cila e irrituar dhe e dëshpëruar nga kjo ngjarje e fundit thotë se krimin e kanë brenda në shtëpi.

    ‘’Familja e burrit nuk po bëjnë asgjë për ta kërkuar.Është diçka që fshihet brënda familjes, sepse ish-vjehrri më tha se nëna e Gentianës i tha që këto 3 ditë do të vijë Bleona. Edhe Qamilja ka thënë kështu. Ato dinë diçka, sepse janë të sigurtë që do vijë vajza.Vjehrri e pyeti se ku e di ti dhe ajo tha mos u merr me këtë punë, por Bleona do të kthehet këto 3 ditë. Kot jemi lodhur duke kërkuar 10 vite kur krimin e kemi në shtëpi. Është diçka që fshihet shumë afër dhe ne nuk po e shohim.’’, tha për emisionin ’Pa Gjurmë’ nëna e Bleonës.

    Ky është viti që do të festonte ditëlindjen e saj të 16-të, ka kaluar një dekadë që Bleona Mata nuk fik qirinjtë e tortës pranë familjes. Një nga zhdukjet më të bujshme, në dekadën e fundit kjo ngjarje mbetet ende e veshur me mister. Që në nisje të emisionit investigativ ‘Pa gjurmë’, historia e Bleona Matës që u zhduk më 22 maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtinë në mal, së bashku me 5 vajza të afërme të saj vijon të ngjallë tek publiku mjaft reagime. Prej dy vitesh zhdukja e mistershme e vogëlushes është rikthyer disa herë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë, për shkak të mjaft informacioneve të mbërritura, me shpresën për të hedhur dritë mbi një të vërtetë të mundshme të fatit të saj.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.