×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Viti i ri shkollor në Shqipëri, ekspertët: Shkollat duhen hapur

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Mesi i shtatorit, në kushte normale do të duhet t’i gjejë nxënësit të ulur në bankat e shkollës, por të diktuar nga pandemia, ka ende paqartësi për zgjidhjen që do të ndiqet edhe pse në këtë komunikim të Ministres së Arsimit u paralajmëruara se po përgatiteshin për dy variantet e mësimdhënies në shkollë dhe online.

    Por që prej dy korrikut nuk ka një informacion më shumë, ndërsa strategjia për hapjen e shkollave është kthyer javët e fundit në shqetësimin kryesor në botë.

    Ekspertët shqiptarë të Shëndetësisë janë të idesë se nxënësit, duke mos qenë shënjestër e drejtpërdrejtë e COVID-19, mund të vazhdojnë shkollën, në respektim të distancës sociale dhe respektimit të masave mbrojtëse.

    Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj madje shkon edhe më tej, duke thënë se tashmë duhet të mësohemi me këtë bashkëjetesë të re. Sipas tij, problem mund të jenë klasat në qytetet e mëdha, ndërsa në zonat lokale, mësimi duhet të vijojë normalisht.

    “Është vërtetuar që mësimi online është gati i pamundur për arsimin fillor. Është ndryshe në gjimnaz dhe në universitete është në situatë tjetër. Në këto kushte e gjithë bota po vërtitet në 3 rekomandime, shkolla duhet të bashkëjetojë me virusin. Sot, edhe ekonomistët edhe sociologët e rendisin shkollën para ekonomisë. Nuk duhet menduar më se duhet ta përballojmë këtë online. Rruga është hapja e shkollës dhe ndërmarrja e të gjithë masave, higjiena, distanca fizike dhe maska. Kjo do të thotë që bashkitë dhe drejtoritë arsimore duhet të përgatisin shkollat dhe ne nuk po dëgjojmë që të bëhet ndonjë punë për këtë”, tha Tafaj.

    E pyetur nga A2, Ministria e Arsimit bëri me dije se në gjysmën e dytë të gushtit do të ketë më shumë informacion për strategjinë që po hartohet për vitin e ri shkollor, në kushtet kur shifrat janë në përkeqësim.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari...
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ushtria e tij ka gjuajtur një raketë të re në Ukrainë me rreze të mesme veprimi....
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian e ka vendosur në rend dite për seancën plenare të 27 nëntorit votimin për konfirmimin e përbërjes së re të...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vënia në rrezik dhe luajtja bixhoz me aleancat e cenon mbrojtjen e Republikës së...
    Vip21 Nëntor 2024
    Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ku u ribashkua me moderatoren Arbana Osmani...
    Sport21 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në Basketboll ka regjistruar humbje të rëndë sonte ndaj Zvicrës. ‘Dardanët’ janë mposhtur nga kombëtarja helvete me rezultat 75-43....
    Lajme21 Nëntor 2024
    Egzon Pacolli, sekretar i Forumit Rinor të LDK-së në emisionin “Paradoks” me Vehbi Kajtazin ka treguar se si e ka zbuluar skandalin...
    Vip21 Nëntor 2024
    Gjatë darkës së të nominuarëve, ka plasur debati mes Rovenës dhe Drenushës. Derisa Rovena po fliste për Vullnetin duke e akuzuar se...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se deputeti Haki Abazi i ka bërë kërkesa të vazhdueshme për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.