×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Si dhe kur duhen përdorur maskat kundër COVID-19 nga nxënësit

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë dhe UNICEF-i rekomandon që përdorimi i maskës nga fëmijët varet nga mosha e tyre dhe situata në të cilën ndodhen.

    Fëmijët nën e deri në moshën 5 vjeç nuk duhet të përdorin maska prej pëlhure. Për moshat 6-11 vjeç, vendimi merret duke gjykuar sipas rastit mbi shkallën e rrezikut në kushtet e transmetimit me përhapje të gjerë, duke vlerësuar posaçërisht, si aftësinë që fëmijët ta përdorin maskën siç duhet, ashtu edhe mbikëqyrjen e të rriturve.

    Për fëmijët mbi 12 vjeç, mbeten në fuqi rregullat që zbatojnë të rriturit, sidomos në zonat ku virusi është shumë i përhapur dhe distancimi fizik nuk mund të arrihet.

    Fëmijët që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese duhet ta përdorin maskën vetëm pasi të këshillohen me mjekun e tyre.

    OBSH-ja dhe UNICEF-i e kanë përpunuar këtë udhëzim mbështetur mbi parimin që të “Mos Demtojmë Fëmijët”, duke njohur fazat e tyre të zhvillimit, mësimit dhe shoqërizimit.

    Sipas të dhënave, fëmijët mund të infektohen me COVID-19 por shumica e këtyre rasteve kalojnë një sëmundje të lehtë.

    Të dhënat e mbledhura deri tash tregojnë se transmetimi i virusit që shkakton CODID-19 përmes fëmijëve ndryshon sipas moshës.

    Nga të gjitha të dhënat e rasteve të raportuara me COVID-19 nga Shtetet Anëtare të OBSH-së dhe disa studimeve, fëmijët përfaqësojnë 1-7% të rasteve në shkallë botërore.

    Maskat janë pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse masash për të frenuar transmetimin e sëmundjes dhe për të shpëtuar jetë. Larja e shpeshtë e duarve, mbulimi i kollitjes apo teshtitjes me këndin e bërrylit të përthyer apo shami letre njëpërdorimshme, ruajtja e distancës prej të paktën 1 metër, mosprekja e fytyrës, si dhe vendosja e maskës kur është e përshtatshme, janë vendimtare për parandalimin e transmetimit’, informon zyra e OBSH-së në Tiranë.

    Vendimi nëse maskat duhen përdorur nga fëmijët në shkolla, merren nga autoritetet e vendit, të cilët duhet të marrin në konsideratë udhëzimet e OBSH-së dhe UNICEF-it, si dhe udhëzimet për masat e ruajtjes së shëndetit publik në kontekstin e COVID-19 dhe kuadrin rregullator për rihapjen e shkollave.

    “Asnjë fëmije nuk duhet t’i mohohet e drejta e arsimit për shkak të vendosjes së maskës (p.sh., në rastet kur fëmija nuk mund ta përdorë maskën) apo për shkak të mungesës së maskës (për arsye të burimeve të kufizuara apo mungesës së tyre)”, shprehet zyra e OBSH-së. /ATSH/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të mbyllë për një vit platformën TikTok, si...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Të tjera
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Dikush dyshohet se i ka dëmtuar disa vazo të luleve nga mermeri të varrezave të cilat gjenden në rrugën magjistrale Prishtinë më...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Sara dhe Driloni sa shkon e po afrohen më shumë bashkë. Në orët e vona...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë rritur edhe çmimet në treg. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen se çmimet e produkteve në prag të...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në...
    Lifestyle22 Dhjetor 2024
    Në kuadër të vapës përvëluese të verës dhe temperaturave të larta, për shumicën dërrmuese përdorimi i klimës është bekim. Po ashtu edhe...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një numër i madh i bashkëatdhetarëve po vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar. E...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.