×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Rama: Shkolla me tre turne, viti i ri mësimor do të nisë me rregulla të forta

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë detaje se si do të zhvillohet procesi i ri mësimor në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

    Ai tha se do të ketë ndarje deri në tre turne dhe zbatim i përpiktë i udhëzuesit anti-COVID-19 të përgatitura nga qeveria.

    Për klasat me shumë nxënës do të aplikohen orë 30 minuta, ndërsa rregullat e përcaktuara nga autoritetet duhet të zbatohen me përpikëri, paralajmëroi Rama.

    “Shkollat do të funksionojnë me një, dy apo deri në tri turne. 1097 shkolla kanë një turn, 479 shkolla kanë 2 turne dhe 183 shkolla kanë tri nënturne. Për shkollat me numrin të madh nxënësish, mësimi do të zhvillohet me turne dhe orë 30 minuta. Në klasa duhet të respektohen rregullat dhe s’duhet të ketë më shumë se 20 nxënës”.

    Kryeministri Rama tha se Ministria e Arsimit ka vënë në dispozicionin një udhëzues të detajuar në funksion të vitit të ri shkollor 2020-2021, i cili sipas kreut të qeverisë duhet zbatuar tërësisht nga autoritetet përgjegjëse të arsimit në Shqipëri./tch

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Sekretari i ri i NATO-s, Mark Rutte është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për herë të parë...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris mbylli fushatën e saj në Uashington me një paralajmërim për amerikanët se nëse zgjidhet...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Një person në Korçë ka humbur jetën pasi ka ndezur zjarr në një stallë për t’u ngrohur, por më pas zjarri është...
    Lajme30 Tetor 2024
    Shemsi Jashari, aktivist i shoqërisë civile, ka thënë se Komunës së Podujevës iu është djegur serveri që mbanë të dhënat e administrates...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ish/ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për rritje pagash në sektorit publik për 55 euro. Bajrami ka...
    Lajme30 Tetor 2024
    Sot vazhdon procesi gjyqësor në rastin “Thaçi” dhe të tjerët në Hagë. Seanca në Gjykatën Speciale nis në ora 09:00 dhe mbahet...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot të mbajë vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca e mbajtur më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.